Harrojeni jugun/ Në këtë plazh të Shqipërisë po bëhet nami sivjet dhe është lirë fare

Posted by

Pogradeci edhe këtë vit mbetet një destinacionet me të preferuara për të pushuar. Krahas klimës që ofron ky qytet, një nga arsyet më madhore këtë vit duket se janë dhe çmimet e pandryshuara.

Nëse në jug të Shqipërisë çmimet janë rritur me disa fish, Pogradeci vazhdon të ketë çmime e njëjta si vitet e kaluara.

Pushuesit shprehen se janë të kënaqur me çfarë kanë gjetur në qytet, por edhe qetësinë dhe mikpritja e pogradecarëve.

“Shkëlqyeshëm. Çmimet shumë mirë, siç kanë qenë ashtu janë. Çdo gjë është perfekte. Nëse një familjare mesatare dëshiron që të kalojë pushime le të vijë në Pogradec”, shprehen disa prej tyre.

Qyteti liqenor është mjaft i kërkuar këtë sezon veror ndërsa pushteti lokal thotë se përsa i përket numrit të pushuesve, mund të krahasohet me vitin 2019, vit ky me numrin ë lartë të vizitorëve, kryesisht vendas.

Ndërkohë edhe Durrësi është në ritmet e sezonit të kaluar, por ndryshe nga Pogradeci, këtu kemi një rritje të ndjeshme çmimesh.