LAJME

Ja sa para do të fitojë Distria Krasniqi për medaljen e argjendë

Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.

Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së argjendtë në LO Paris 2024, Distria Krasniqit i takojnë 60 mijë euro.

Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët kësaj radhe 30 mijë euro.

Kosova deri më tani kanë fituar një medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa pretendohet edhe të tjera në xhudo, por dhe në boks me Donjeta Sadikun.