LAJME

Ky është një nga ushqimet që sjell rrezikun më të madh nga kanceri. Ndaloni së ngrëni menjëherë!

Kanceri është emri i zakonshëm që përfshin një sërë sëmundjesh të lidhura me një proces të pakontrolluar që vërehet në ndarjen e qelizave. Mund të fillojë në mënyrë të lokalizuar dhe të përhapet në indet e tjera përreth. Kjo çon deri në vdekjen e pacientit nëse nuk kapet që në fazat e hershme.
Njihen më shumë se 200 lloje kanceresh, ku më të zakonshëm janë ai i lëkurës, mushkërive dhe gjirit.

Ushqimi është thelbësor në parandalimin e kancerit. Por, një pjesë e tyre janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Hot dog-u është një nga ushqimet më të dashur për një pjesë të madhe njerëzish. Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 7miliardë prej tyre konsumohen çdo verë. Ato u futën fillimisht nga emigrantët gjermanë në shekullin e 19 dhe që atëherë u bënë shumë të njohur.

Megjithatë, ajo që është vërtetuar është fakti që hot dog-u është shumë i rrezikshëm për shëndetin. Prodhohen në mënyrë artificiale dhe nuk përmbajnë asgjë natyrale. Ato janë një përzieje e mishit të derrit, pulës dhe viçit. Në fakt, përgatiten me mbtetjet e këtyre përbërësve, si: koka, këmbët, indet dhe lëkurët e tyre me yndyrë.

Ato përzihen me sasi të mëdha kripe, nitrate dhe kimikate të ngjashme duke dhënë një produkt përfundimtar. Shtohen poashtu edhe aroma të ndryshme, kështu duke shtuar edhe rrezikun nga konsumimi i tyre.

Universiteti i Hawait paraqiti prova ku rezultatet ishin të tmerrshme. Sipas tyre, konsumimi i këtij produkti rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit pankreatik deri në 67 përqind.
Përdorimi i nitrateve dhe nitriteve rezultoi të ishte në sasi të mëdha, që janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Në videon e mëposhtme paraqitet një fabrikë hot-dogësh, ku tregohet procesi i përgatitjes së tyre.
Edhe pse prezantimi i fabrikës është i mirë, prap se prap procesi i përgatitjes duket i tmerrshëm.