29 vjeçari Fatmir Dibranov nga Kërçova, më 18 dhjetor, duke ushtruar dhunë në familje, i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022.
Ai e ka goditur atë disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë të thyer të kafkës, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera. Fëmija ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra më 8 janar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga prokuroria.
Aktualisht Fatmir Dibranov është në paraburgim ku po herohet nga Prokuroria!