Ky është shteti evropian ku punohet 6 orë në ditë dhe paga mesatare është 5300 euro

Posted by

Danimarka është e njohur për sistemin e saj të shkëlqyer të mirëqenies sociale dhe nivelin e përgjithshëm të lumturisë në mesin e popullatës.

Gjithashtu është cilësuar si vendi më i lumtur në botë dhe kjo nuk është për t’u habitur, sepse kushtet e jetesës atje janë pothuajse ideale.

Kushtet e punës në Danimarkë janë ato që do të dëshironte secili prej nesh.

Paga minimale në këtë vend është rreth 2300 euro, ndërsa paga mesatare rreth 5300. Danezët kanë të paktën pesë javë pushim vjetor dhe punojnë mesatarisht gjashtë orë në ditë.

Orari i punës është kryesisht fleksibël dhe më shumë se 70 për qind e punëtorëve janë në sindikata. Menaxherët dhe punëtorët punojnë ngushtë së bashku në marrjen e të gjitha vendimeve.

Ajo që i kënaq veçanërisht të gjithë punonjësit është e premtja, e cila zakonisht “rezervohet” për shoqërim. (INA)