Rumani-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është anuluar përfundimisht.
Përfaqësuesja “dardane”, braktisi fushën, pak sekonda para fundit. Shkak për këtë janë bërë thirrjet anti-shqiptare nga tifozët rumunë.
Kapiteni Amir Rrahmani urdhëroi lojtarët të largohen dhe prej më shumë se një ore, janë në dhomat e zhveshjes.
Gjyqtari i dha ultimatum Kosovës për tu rikthyer në fushë, por kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye ndeshja u ndërpre përfundimisht.
Në ditët e ardhshme, UEFA do të marrë një vendim për fatin e ndeshjes, e cila deri në minutën e 94-t ishte 0-0.



