Mjeku: Ja nga se vd’iq 18 vjeçarja – miss shqipëria!

Posted by

Tragjedia e humbjes së papritur të Lorena Bërdufit, një vajze e re e njohur për bukurinë dhe talentin e saj, ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me shkakun dhe parandalimin e vdekjeve të papritura në mosha të reja. Ndërkohë, mjeku kardiolog Elton Qeli, për mediat ka bërë të ditur se problemet gjenetike janë një faktor kyç në këto ngjarje tragjike.

Ngushëllime të ndjera familjes, për këtë humbje të 2-fishtë. Përtej kësaj ngjarje, unë doja ta cekja si fenomen të përgjithshëm, problemin e vdekjeve të papritura në mosha të reja, sepse vërtetë është një fenomen shumë shqetësues, që gjithmonë e më shumë po rritet. Faktikisht, në moshat e reja bëhet fjalë për subjekte nën 35 vjeç, të cilat bëjnë vdekje të papritura. Përgjithësisht mendohet, të paktën sipas literaturës, që shkaqet kryesore për këto mund të jenë probleme gjenetike. Pra, janë sëmundje gjenetike të cilat prekin qoftë muskulin e zemrës, qoftë sistemin e kanaleve elektrike në brendësi të zemrës, të cilat shoqërohen ndonjëherë edhe pa simptoma ose pa shenja paralajmëruese, me humbje të jetës në mosha të reja” Kjo ngjarje e thellë përcjell një mesazh të rëndësishëm për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor dhe përparimin e hulumtimeve për të parandaluar humbjet e papritura në të ardhmen.