LAJME

Ndryshon moti, po vjen bora / Ja ku bie për momentin

Depërtimi i ajrit të ftohtë në ballkan por edhe në RMV do të filloj nga sonte në mbrëmje, shkruan Monitor.mk. Meterologu i njohur Slavco Poposki në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se vala e të ftohtit Maqednoninë pritet ta kaploj nesër pasdite, ku reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore edhe në vende më të ulta.

“Vala e ftohtë do të sjellë borë në zonat më të ulëta mbrëmjen e së hënës (08.01.2024)!”, ka deklaruar ai. Ndryshe këtë javë paralajmërohet se temperaturat do të zbresin deri më -8 gradë. Për momentin borë po bie ne Koder te Diellit si dhe ne Resnje./Monitor.mk