LAJME

Nesër reshje shiu e shtrëngata/ Vjen paralajmërimi nga meteorologia: Ja vendet më të rrezikuara

Pasditja e sotme dhe ditën e premte do të vijojnë reshjet e shiut. Në Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë, reshjet pritet të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Specialistja nga Instituti i Gjeoshkenvace, Anira Gjoni tha se mund të krijohen edhe probleme të ndryshme në këto qarqe, sidomos në Durrës e Vlorë sa i përket lundrimit.

“Pasditen e sotme dhe nesër të vijojnë reshjet me intensitet të lartë në veri, siç është Shkodra dhe Lezha. Reshjet do jenë mesatare deri intensive, shoqëruar me shtrëngata. Gjithashtu në Kukës, Dibër, Durrës dhe në Tiranë, reshjet do jenë mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Nuk presim që të jenë me intensitetin si në Vlorë, por të premten presim që për shkak të shtrëngatave, mund të krijohen probleme të të ndryshme, vërshime të shpejta nga përrenj apo lumenjtë, ose vërshime të shpejta në qendrat urbane”, tha Gjoni.