Ngel pa fjalë Eni Çobani! Priste vd*kjen e burrit dhe ngel shtatzanë me shokun e tij

Posted by

Një his tori pak e çu ditshme. Imagjinoni një familje të lumtur burrë e grua dhe dy fë mijë. Një ditë burri vizitohet dhe mj.ekët i thonë që do të je.tojë edhe 6 vite sepse v uan nga k anceri. Kjo ishte një dr amë e madhe për ta. Në këtë situatë në familje futet një njeri tjetër, Naumi, i cili kërkon gruas së familjes, Lirisë, të krijojnë një mar.rëdhënie bashkë pasi burri të ndë.rrojë je të.

Në atë moment Liria mendon për fëmijët, të cilët do të mbeteshin je timë dhe pranon. Kaluan 6 vite, bashkëshorti i saj i ligjshëm nuk po vd iste, ai jetoi edhe 22 vite të tjera. Ndërkohë Liria i kishte dhënë fjalën burrit tjetër dhe nga ajo marr.ëdhënie vjen në jetë një djalë, Edmiri.

Por Mirit nuk i japin mbiemrin e babait biologjik, por të bashkëshortit të ligjshëm të nënës së tij. Kështu vazhdoi marr.ëdhënia derisa në moshën 11 vjeçare, kur babai biologjik i tregon Mirit se ishte babai i tij. Sot në “Shihemi në Gjyq” të programit “E diela shqiptare”, Miri ka sjellë nënën e tij, Lirinë së cilës i kërkon të ndjekë proceset gjyqësore në mënyrë që të mos mbesë mes katër rrugëve.

Edmir: Quhem Edmir, vij nga fshati Gostivisht i qytetit të Ersekës. Ardhja ime sot këtu nuk ka qenë fare e lehtë, por prob lemet dhe ha llet e mia janë pa fund dhe vazhdojnë të jenë pa fund. Pikërisht për këtë arsye kam sjellë sot këtu nënën time, të cilën e aku zoj për mosdh ënien e ADN-së në kohën e duhur. Për shkak të atësisë së dhënë vonë problemet kanë qenë të pafundme. Dua të di cilat kanë qenë arsyet.

Eni Çobani: Kjo është një “ak uzë”, sepse në fakt kjo është një e vërtetë që Iliri do të dijë prej teje. Çfarë ka ndodhur Liri? Si ka qenë jeta jote? Nuk është e lehtë, por ca të vërteta duhen thënë.

Liria: Në radhë të parë dua t’i them djalit tim se sot këtu nuk e kisha vendin unë. Sot këtu e kishin vendin xhaxhai i tij dhe hallat sepse babai nuk rron më. Nëse do ishte gjallë do ishte këtu sot. Shkaktarë për mosmarrjen e at ësisë së djalit ka qenë familja e babit të tij, sepse nuk ka nënë në botë që të mos dojë fëmijën e saj.

Eni Çobani: Si ndodhi Liri? Pra, për ta kuptuar më mirë ju kishit qenë në një martesë 6-vjeçare nga e cila kishit 2 fëmijë?

Liria: Po.

Eni Çobani: Dhe në momentin që ju morët vesh që bashkëshorti juaj vuante nga një së mundje e pashë rueshme menduat se çdo bëhej me jetën tuaj…

Liria: Isha fare e re 33 vjeç.

Eni Çobani: Në këto momente ju vjen një propozim nga babai bi ologjik i Edmirit pavarësisht se ju ishit akoma e martuar dhe normalisht ju filluat një marr.ëdhënie dashurie ndërkohë.

Liria: Në fakt jo që në fillim. Kur bashkëshorti im u op erua, doktori i dha vetëm 5-6 vjet jetë i dha dhe unë prisja që ai të ndahej nga je ta, e të vazhdoja një jetë të rregullt me babanë e Emirit. Në fillim ishim thjeshtë shokë.

Ardit Gjebrea: Por duke e ditur që ai do të ishte burri i ardhshëm.

Liria: Po patjetër. Unë kisha dy fë mijë të vegjël, nuk mund ta përb alloja dot jetën e vetme. Isha 33 vjeç, mendova për ata dy j etimë.

Eni Çobani: Edmir ju i keni dëgjuar ndonjëherë këto nga nëna jote, apo të duken të ç uditshme.

Edmir: Për mua është pak e çuditshme, disa prej këtyre i kam dëgjuar, por nuk e kuptoj përse duhet t’i pranonte nëna ime të gjitha këto.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që babai ishte gjallë…

Eni Çobani: Nga momenti që zonja u lidh në martesë kishin kaluar 6 vjet, kishte dy fëmijë. Pas këtyre 6 viteve burri di agnostikohet me një së mundje të pash ërueshme dhe mjekët i thonë ky njeri mund të je tojë 5-6 vjet. Sigurisht fjala u hap sepse fshati është i vogël. Babi biologjik i Edmirit i bën një propozim nënës së tij duke e respektuar martesën e saj, por që donte të dinte që pas vd ekjes së burrit do martohej me të. Zonja nga njëra anë kishte bashkëshortin e sëmurë që i shërbente dhe nga ana tjetër kishte zotin Dine me të cilin takoheshin.

Ardit Gjebrea: Po takoheshit si shokë apo…

Liria: Po si shokë. Pa u nd arë burri nga jeta ne ishim shokë. Kishim komunikim, por jo si burrë e grua.

Ardit Gjebrea: Fëmija ka lindur pasi vd iq bashkëshorti?

Liria: Jo, ka lindur më përpara sepse së mundja vazhdoi më shumë se 6 vite. Në kohën që unë prisja që burri im të nda hej nga je ta, nuk mund ta ndaja pa v d ekur sepse më ai më tha: “Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për ty dhe dua të më mbash deri në fund. Dua atë vd es pranë fë mijëve dhe meje”. Unë ia mbajta premtimin deri në fund.

Ardit Gjebrea: Duke bërë edhe Edmirin gjatë asaj kohe…

Liria: Babi i Edmirit e pa që koha po zgjatej, mosha po ikte dhe donte një tr ashëgimtar. Sepse dihej që jeta e burrit tim të parë do mbaronte…

Ardit Gjebrea: Babai i Edmirit ta tha këtë gjë ndërkohë që ju ishit me bashkëshortin?

Liria: Po, duke e ditur që ai do ndahej nga j eta.
Ardit Gjebrea: Ai pas 6 vitesh ndërroi j etë apo vazhdoi?
Liria: Jetoi edhe disa vite më pas ndërroi je të.

Ardit Gjebrea: Shiko, ne të gjithë do vd esim një ditë, por s’mund të prenotojë gruaja ime burrin kur të vd es unë.

Liria: Asnjë nuk e di v dekjen, por do ktorët 5-6 vite jetë i dhanë.

Eni Çobani: Edmiri ka l indur gjatë kohës së martesës me zonjës me burrin e parë, i cili ka nd ërruar je të kur Edmiri ka qenë 18 vjeç.

Ardit Gjebrea: Miri kur ke lindur në fillim çfarë mbiemri ke pasur?

Edmir: Deri në 18 vjeç kam jetuar me njerkun, i cili më pas vd iq. Gjatë kësaj periudhe jam pranuar nga babai biologjik në shtëpi pa e ditur të vërtetën. Për shumë vite kam mbajtur mbiemrin e njerkut, Jano. Kur unë isha 6 vjeç shkoja në shtëpinë e babait tim biologjik, për të cilin më kishin thënë se ishte mik i nënës time. Ajo që më dhemb më shumë mua është pse ditën që e kam marrë vesh ishte vetëm babai im biologjik dhe jo nëna ime.

Liria: Unë nuk u martova me babanë tënd sepse kisha nevojë për burrë, por mendova me çfarë do të ushqeja dy fëmijët e tjerë që kisha pasi të vd iste burri im. Fajin që ti nuk more atësinë e babait tënd të vërtetë nuk ka ta njerku, as unë, por babai yt biologjik, xhaxhi yt Filipi dhe hallat. Babanë tënd e kë rcënonte duke i thënë se do ta burgoste nëse të jepte atësinë.

Edmir: Ti e di si i kam unë marrë.dhëniet me atë, ai edhe sot më shikon në rrugë e më ofe ndon. Nuk më pranon. Familja e babait tim biologjik nuk më ka pranuar asnjëherë, deri më sot jo.

Liria: Ti e di që unë në atë familje nuk u futa kurrë sepse nuk më pranonin. Pse nuk iu kërkoje llogari atyre ti, sepse të mbanin nga pas. Pse nuk iu thoshe që vërtetë më thua që jam djali yt, po nëna ime pse nuk është këtu. Pse nuk i kërkoje llogari babait që nuk isha unë në familje.

Edmir: Po ç’më duhet mua. Unë kam tjetër hall. Sot unë jam mes katër rrugëve. Po të ishte bërë ADN-ja më parë me marrëveshjen e mamasë time dhe babait tim në kohën e duhur, unë s’do të isha sot këtu. Unë kam humbur familjen, kam humbur dokumentacionet në Greqi për shkak të tyre.

Ardit Gjebrea: Miri çfarë i kërkon t’i nënës tënde sot?

Edmir: Mamasë time i kërkoj të gjej një zgjedhje sepse unë jam në mes të katër rrugëve.

Liria: Meqenëse unë në fillim nuk pata mundësi t’i jepja atësinë djalit për shkak të pengesës së familjes së babait biologjik, tani që mu dha mundësia unë e bëra.

Eni Çobani: Pas vd ekjes së bashkëshortit Liria ka mbajtur 1 vit zi dhe më pas i ka kërkuar Naunit, babait të Edmirit që të jetojnë bashkë, por ai nuk ka pranuar. Në atë moment ajo është nisur drejt Greqisë, tek fëmijët e saj dhe ka marrë me vete edhe Edmirin. Përmes telefonatave të vazhdueshme me Edmirin, Nauni i kërkon sërish Lirisë të kthehet. Ata martohen dhe Liria futet më në fund në banesën e Naunit dhe jetoi me të 5-6 vjet dhe më pas ai ndërroi je të për shkak të një së mundje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Zonja Liri është martuar, djali ka marrë mbiemrin… Si i nxorën jashtë nga shtëpia?

Eni Çobani: Pikërisht për këtë unë kam marrë të gjithë procedurën gjyqësore. Kur Edmiri ka marrë atësinë dhe ka qenë në proces gjyqësor, familja e babait të tij biologjik ka hapur një gjyq të menjëhershëm për pajtimin e pasurisë. Ndërkohë që gjyqi për marrjen e atësisë për Edmirin nuk kishte përfunduar procesi për pjesëtimin e pasurisë vazhdonte dhe Naumi rezultonte pa trashëgimtar. Pasuria e tij kalonte në emër të nënës së Naumit dhe Lirisë dhe ky është problemi. Miri ndaj thotë përse nuk ma njohu më parë atësinë. Si përfundim i është lënë banesa xhaxhait biologjik të Mirit, Filipit dhe Liria dhe Miri kanë dalë nga kjo banesë dhe iu është dhënë një kompensim financiar për pjesën, të cilën pretendohet.

Liria: Kam dhe një kërkesë të fundit për Filipin. Mua ma ka nx irë jetën që kur u bashkova me vëllain e tij, tani po i nx in jetën edhe djalit. Të mos ma përgojojë djalin lart e poshtë,nëse nuk e pranon si nip nuk më bëhet vonë fare. / Burimi: tvklan.al