Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas sulmit me armë mes dy grupeve të dielën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit e Mjekësisë Ligjore (IML) që e kanë tërhequr trupin për obduksion.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.
Sulmi ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” rreth orës 22:00.