Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga temperatura të larta, ndikuar nga i nxehti saharian. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti do të jetë i kthjellët, me vranësira kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Në zonat malore dhe bregdet temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë dhe në vendet e ulëta deri në 41 gradë.
Ndërkohë, parashikohet që intensiteti i të nxehtit të bjerë në fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme, kur priten edhe reshje lokale shiu.