Nuk është Xhaka, ja futbollisti i parë shqiptar që ka qenë pjesë e listës finale të Topit të Artë
Dita e sotme ka qenë speciale për Granit Xhakën, pasi mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është renditur në vendin e 16 në klasifikimin për trofeun e “Topit të Artë”.
Një arritje e shkëlqyer për mesfushorin i cili ka spikatur sidomos me fanelën e Bajer Leverkusenit në edicionin e kaluar që e mbylli me titullin kampion historik në Gjermani, ku fitoi edhe trofeun e Kupes dhe finalist i Europa League.
Por Xhaka nuk është futbollisti i parë shqiptar i cili merr pjesë në listën e 30 emrave nga të cilët do të përzgjidhej fituesi i “Topit të Artë”.
Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz.
Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Fëler. Altobeli, Saravakos dhe Hodëll. Sokol Kushta po ashtu do te mbahet mend gjate per golin ndaj barcelones apo edhe arritjet e tjera qe e kane futur ate ne historine e futbollit shqiptar.