LAJME

Pendohet hoxha Zekirija Idrizi: Definitivisht vazhdoj të jem mysliman fetarisht

Imami i cili u be i njohur me kritikat kunder fese islame Zekirija Idrizi, ka ndryshuar qendrimet e tij. Edhe pse ne nje emision televiziv kohe me pare ai tha se eshte agnostik, ne nje status ne facebook, sonte ka deklaruar se ndjehet mysliman. Ja postimi i plote

DEFINITIVISHT VAZHDOJ TË JEM MYSLIMAN FETARISHT

Përfundimisht kam vendosur të rikthehem dinjitetshëm në fenë islame. Jam penduar thellë nga gjitha rebelimet e mia fetare e teologjike kundrejt Zotit dhe fesë.
Këtë katarsis-transformim e pendesë e kam shfaqur edhe te Drama ime “Pranë varrit të profetit Muhammed a.s.”, në dialogun tim të imagjinuar me profetin.
Dorën në zemër, unë jam një mysliman i moderuar dhe racionalist, larg çdo ekstremizmi, radikalizmi e fundamentalizmi. Në rrafshin kombëtar, ndërkaq, vazhdoj të mbetem deri në vdekje një SHQIPTAR i mirëfilltë, i cili bindjen dhe mendimet e veta i mbështet mbi parimet fundamentale e programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të Neoshqiptarizmit.
Kësisoji, ndjeki me përkushtim rrugën e etërve të mi: Zenelit dhe Zarifes, të gjyshërve: Hamdiut dhe Latifes, si dhe të stërgjyshit tim Idrizit, të cilët ishin shqiptarë të devotshëm dhe myslimanë të mirë.
Me respekt:
Zekerija Z. Idrizi
Abdulla Idrizi