Plazh edhe në shtator? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: I nxehti përvëlues do…

Posted by

Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, plazhi duhet të vijojë edhe gjatë shtatorit. Kjo pasi sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, thotë se temperaturat janë të favorshme për plazh, ndërsa ditët me diell do të vijojnë përgjatë gjithë këtij muaji.

Në një intervistë televizive, Gjoni u shpreh se temperaturat shumë të nxehta me të cilat jemi përballur gjatë kësaj vere sigurisht që kanë ikur.

Temperaturat mjaft favorizuese, qetësia, pastërtia, çmimet më të ulëta se sa në sezonin turistik, por dhe hapësirat më të shumta publike, janë disa nga arsyet që pushuesit zgjedhin që disa nga ditët e pushimit t’i bëjnë pikërisht në bregdetin e Shëngjinit edhe gjatë muajt shtator.