Rekord fetar/ Ja sa milion myslimanë e falën Natën e Kadrit në Mekë

Posted by

Një rekord prej 2.5 milionë myslimanësh u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Mekë, Arabi Saudite, të premten për të shënuar një nga netët më të shenjta të Ramazanit të këtij viti.Mediat lokale raportuan se pjesëmarrja në faljen e Natës së Kadrit shënoi rekord.

Xhamia e Madhe dhe oborret e saj arritën kapacitetin e plotë me pelegrinët dhe adhuruesit e Umres që erdhën për të falur namazin e jacisë, teravive dhe kijam el-lejlit.

Kjo natë festohet nga ata që besojnë se lutjet e tyre kanë shanset më të mëdha për t’u përgjigjur.