Pas një viti të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin ku si të pamposhtur fituan Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë, Granit Xhaka ka hyrë në top 20 lojtarët më të mirë në botë.
Në renditjet e France Football pwr Topin e artw , Xhaka ka zënë vendin e 16-të para plot yjeve si Fede Valverde, Martin Odegaard e Hakan Calhanoglu.
Ndryshe nga sa ishte thënë deri sot, vetëm pak orë më parë u zbulua që fituesi nuk do jetë Vinicius Junior por mesfushori spanjoll, Rodri. Ky vendim ka acaruar së tepërmi Realion që ka bojkotuar ceremoninë, duke mos lënë asnjë nga lojtarët dhe trajnerin Ancelotti të jenë të pranishëm në ceremoni.
Ky edicion i dorëzimit të “Topit të Artë” është historik, pasi për herë të parë organizohet në bashkëpunim me UEFA-n. Po ashtu, janë vendosur rregulla të reja për të përcaktuar votuesit që do të përzgjedhin fituesit në kategoritë për femra dhe meshkuj.
