Zbulohet data kur “shqiponjat” e Zvicrës udhëtojnë në Serbi për ndeshjen e UEFA Nations League

Posted by

Kombëtarja e Zvicres dje gjate dites mesoi shortin e UEFA Nations League, e cila nis nga shtatori i këtij viti.

“Helvetikët” në grupin e katërt të Ligës A do të takohen me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë, shkruan Indeksonline

UEFA ka zbuluar edhe orarin e Zvicrës për këto ndeshje, kurse takimi me Serbinë në Beograd do të zhvillohet më datën 12 tetor nga ora 20 e 45.

Sigurisht që me Kombëtaren e Zvicrës pritet të udhëtojnë edhe lojtarët shqiptarë, duke përfshi: Grani Xhakën dhe Xherdan Shaqirin./Indeksonline/