LAJME

ZHVILLIM I FUNDIT/ Lëkundje tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Lëkundjet janë ndjerë më të forta kryesisht në katet e larta të pallateve.

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri bën me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 Rihter dhe epiqendra ka qenë zona e Shëngjergjit, në periferi të Tiranës.

Thellësia ka qenë 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës, ndaj lëkundjet janë ndjerë më të forta sepse magnituda ka qenë e moderuar.

Këto lëkundje janë pasuar edhe nga tërmete të tjera me magnitudë 3.4 Rihter në Maqedoninë e Veriut dhe një tërmet i tretë me magnitudë 3.5 Rihter më epiqendër fshatin Labinot në Elbasan.