Connect with us

LAJME

Shkencëtarët zbulojnë saktësisht se çfarë duhet të hani nëse dëshironi të jetoni më gjatë

Published

on

Studiuesit amerikanë kanë studiuar mbi 23 mijë gra të moshës 45 vjec e lart.
Shkencëtarët zbuluan se gratë që hanin shumë fruta, perime, drithëra dhe peshk kishin tendencë të jetonin më gjatë se ato që konsumonin mishin e kuq dhe pijet alkolike.

Shkencëtarët zbuluan se gratë që ndiqnin një dietë mesdhetare jetonin më gjatë.

Advertisement

Analizat treguan se një rezultat më i lartë i dietës mesdhetare u shoqërua me një ulje prej 23 % të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak, edhe kur merren parasysh gjëra të tilla si pesha dhe gjatësia, si dhe duhani , aktiviteti fizik, dhe faktorët e menopauzës .

“Lajmi i mirë është se ndjekja e një modeli ushqimor mesdhetar mund të rezultojë në rreth një të katërtën e reduktimit të rrezikut të vdekjes për më shumë se 25 vjet”.

Advertisement

Studimi sugjeron që dieta mesdhetare të përdoret nga të gjithë pasi ka rezultuar më e mira nga ana shëndetësore.

Një ditë e zakonshme pas një diete mesdhetare mund të duket kështu:
MËNGJESI:
Kos me granola, banane, fiq, bajame, fara luledielli dhe gjalpë kikiriku
DREKA:
Sallatë pule me qiqra, mozarela, domate, kastravec, lakër jeshile, spinaq, qepë dhe një fetë bukë integrale si edhe vaj ulliri ekstra të virgjër
DARKA:
Levreku i pjekur në sgarë dhe pak e oriz kaf i zierë
SNACKS:
Gjalpë bajameje, molle dhe humus dhe crackers me vezë të ziera.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement