Connect with us

LAJME

Lajm i mirë. Ja kur largohet i nxehti afrikan. Meteorologia jep lajmin e mirë

Published

on

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga dita e enjte.

Kjo u bë e ditur nga meteorologia Anira Gjoni, ku analizoi situatën e motit dhe ndikimin e tij në përhapjen e zjarreve.

Advertisement

Nga dita e enjte, vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet më ndjeshëm, me temperatura që pritet të zbresin në 34 gradë Celsius, ndërsa të premten ato do të bien deri në 32 gradë. Një rritje e lehtë pritet të shtunën, me vlera rreth 35 gradë Celsius.

“Temperaturat ekstreme që kemi parë këtë gusht nuk do të rikthehen në ditët në vijim,” u shpreh Gjoni.

Advertisement

Sipas Gjonit, të martën temperaturat arritën në 41 gradë Celsius në zonat e ulëta, 37 gradë në bregdet dhe 34 gradë në zonat malore.

Për ditën e mërkurë parashikohen vlera pak më të ulëta, 39 gradë Celsius në zonat e ulëta, 35 gradë Celsius në bregdet dhe 32 gradë Celsius në relievet malore.

Advertisement

Zonat më të rrezikuara nga i nxehti mbeten ato të ultësirës perëndimore, ku temperaturat gjatë orëve të pasdites qëndrojnë në vlera të larta dhe mund të përkeqësojnë më tej situatën.

“Për javën e fundit të gushtit, parashikimet tregojnë se do të kemi ende ditë të nxehta, me temperatura në intervalin 35–36 gradë Celsius, por jo vlera ekstreme si javët e mëparshme,” shtoi ajo.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement