LAJME

E pabesueshme/ “Çmendet” moti në Pranverë: Ja sa ka arritur trashësia e dëborës

Orët e pasdites kanë sjell rëndim të reshjeve të borës në qarkun e Kukësit. Situatë e pazakontë për stinën e pranverës në Kukës pasi në lartësi mbi 800 metër trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm në qarkun e Kukësit.

Policia Rrugore udhëzon drejtuesit e mjeteve të kenë pajisjet dimërore me vete në mjetin e tyre, pasi prezenca e borës, akullit e lagështirës është në të gjitha akset nacionale dhe rurale.

Edhe Rruga e Kombit, në segmentin Fan-Morin vijon të jetë nën trysnin e borës por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.