Connect with us

Uncategorized

Trump jep detaje: Tregon sa pritet të zgjasi lufta me Iranin

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se konflikti me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë, duke theksuar se operacionet ushtarake “po zhvillohen sipas planit”. 

Në një intervistë telefonike për Daily Mail, ai konfirmoi gjithashtu vdekjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë operacioneve të fundit.
Sipas Trump, tre ushtarakët humbën jetën në terren, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende publik. “Ishin njerëz të shkëlqyer. Në operacione të tilla, fatkeqësisht, priten humbje”, u shpreh ai, duke shtuar se situata mund të vazhdojë dhe se rreziqet mbeten të pranishme.

Advertisement

Presidenti amerikan theksoi se këto janë humbjet e para të personelit ushtarak amerikan gjatë mandatit të tij të dytë. 

Ai përmendi se operacione të mëparshme, si arrestimi i presidentit venezuelian Nicolás Maduro në janar dhe bombardimet e objekteve bërthamore iraniane në qershor, nuk kishin shkaktuar viktima amerikane. “Kemi bërë një punë mjaft të mirë”, komentoi ai.

Advertisement

“Një proces katërjavor”

Trump vlerësoi se përplasja me Iranin mund të zgjasë rreth katër javë. “Gjithmonë e kemi konsideruar si një proces katërjavor. Është një vend i madh, do të duhen katër javë ose edhe më pak”, tha ai.

Advertisement

I pyetur për ecurinë e operacioneve, presidenti u shpreh se “gjithçka po shkon sipas planit”, duke pretenduar se “e gjithë udhëheqja e tyre është neutralizuar, më shumë nga sa prisnim. Duket se janë 48 persona”.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement