Connect with us

Histori

Ndahet nga jeta profesori dhe historiani Halim Purellku

Published

on

Është ndarë nga jeta historiani dhe studiuesi shqiptar Halim Purellku, një nga emrat e njohur të studimeve historike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Purellku lindi në vitin 1952 në Kërçovë, shkollën fillore e kreu në Sërbicë ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup.

Advertisement

Studimet për histori i përfundoi në Universiteti i Prishtinës në vitin 1977, ku më pas mori edhe titullin magjistër të shkencave historike, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Universiteti i Tiranës.

Gjatë karrierës së tij punoi si profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup dhe më pas si ligjërues në Universiteti i Tetovës, në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë.

Ai ishte autor i shumë studimeve dhe punimeve shkencore mbi historinë shqiptare, pjesëmarrës në konferenca dhe simpoziume shkencore në hapësirën shqiptare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në trajtimin dhe studimin e historisë së shqiptarëve. Ndarja e tij nga jeta paraqet një humbje për botën akademike dhe studimet historike shqiptare.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement