Connect with us

EKONOMI

Sonte shtrenjtohen benzinat

Published

on

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1 denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë,  vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me këtë vendim kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,13 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 është 74,5 denarë për litër, ndërsa e EUROSUPER BS – 98 është 76,5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E-V) edhe më tej do të shitet për 71, ndërsa vaji për ngrohje Ekstra i lehtë (EL-1) për 70 denarë për litër.

Advertisement

Me vendimin e KRRE-së për 1,022 denarë për kilogram është rritur edhe  çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 35,542 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje te benzinat në mesatare për 2,977 për qind dhe te dizeli për 0,464 për qind, përderisa te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,37, ndërsa te mazuti për 3,965 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në të cilin ishin formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,1035 për qind.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement