Connect with us

FAMILJE

“JAM FEJUAR 4 HERË!” – ALBANO BOGDO HABIT ME RRËFIMIN PER DASHURINE DHE FRIKEN PER T’U BËRË BABA

Published

on

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka folur hapur për jetën e tij sentimentale në podcast-in e Grida Duma, duke surprizuar publikun me një rrëfim të sinqertë për katër fejesa dhe raportin e tij me dashurinë.

“Jam fejuar katër herë,” u shpreh ai, duke theksuar se secila histori ka pasur rëndësinë e saj dhe e ka formësuar si njeri.

Advertisement

“Nuk mund të ndryshoj 75% të vetes”

Bogdo kundërshtoi perceptimin se është i paqëndrueshëm në marrëdhënie, duke sqaruar se për të është thelbësore të mbetet vetvetja.

Advertisement

“Më duan shumë njerëz, thjesht s’ka funksionuar. Unë kështu funksionoj. Në qoftë se nuk pëlqen… nuk mund të ndryshoj 75% të vetes që të ndihesh ti e lumtur. Ç’kuptim ka bota në qoftë se unë s’jam vetvetja ta shijoj?”

Ai shtoi se dashuria ka nevojë për nuanca dhe dinamika, madje edhe për pak “toksicitet”, por vetëm deri në një kufi të shëndetshëm.

Advertisement

Frika për t’u bërë baba

Një nga momentet më të ndjera të bisedës ishte kur u pyet nëse është gati të bëhet baba. Aktori pranoi se për vite me radhë ka pasur një frikë të thellë që lidhet me figurën e atit.

Advertisement

“Fobia më e madhe që kam pasur gjithë jetën… është sepse e njoh shumë mirë veten dhe i ngjaj shumë babait tim. Në qoftë se vendos të bëhem baba, vendos me dëshirën më të madhe në botë për të qenë babai i tyre derisa të vdes, t’u jem prezent gjithë kohës.”

Ai shtoi se për një kohë të gjatë nuk e ka ndier veten gati për këtë përgjegjësi, por la të kuptohet se sot ndodhet në një fazë më të pjekur të jetës, ku duket se ka gjetur personin e duhur.

Advertisement

Rrëfimi i Bogdos vjen si një tjetër dëshmi e një momenti reflektues për aktorin, i cili përtej humorit dhe ironisë, po shfaq gjithnjë e më shumë anën e tij të ndjeshme dhe të sinqertë.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement