Connect with us

KULTURË&ART

“JU DUA”, AKTORJA E NJOHUR TURKE PËRSHËNDET FANSAT NË GJUHËN SHQIPE

Published

on

NJOHUR TURKE PËRSHËNDET

FANSAT NË GJUHEN SHOIPE

Advertisement

Aktorja e njohur turke Meryem Uzerli, shumë e dashur për publikun shqiptar, ka surprizuar fansat duke i përshëndetur në gjuhën shqipe me fjalët: “Ju dua”.

E njohur për rolin ikonik të Hyrrem Sulltanit në serialin Sulejmani i Madhërishëm, Uzerli mori pjesë në një event prestigjioz të organizuar në bashkëpunim me Variety, në kuadër të promovimit të projektit të saj të ri televiziv, “Ru”.

Advertisement

Në këtë event të rëndësishëm, aktorja zgjodhi që për pamjen e saj të kujdeseshin dy profesionistë shqiptarë nga Kosova, Sellma dhe Kaci. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ajo u shpreh:

“Përshëndetje, po bëhem gati momentalisht në Kanë, sepse kemi një event shumë të mirë dhe të rëndësishëm në bashkëpunim me Variety për projektin tim të ri ‘Ru’. Dhe jam shumë falënderuese që kam ekipin tim më të mirë me vete, për flokët dhe grimin.”

Advertisement

Momentin më emocionues për fansat shqiptarë e shënoi kur ajo foli në shqip, duke thënë thjesht: “Ju dua.”

Meryem Uzerli vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera ndërkombëtare për publikun shqiptar, falë rolit të saj në “Sulejmani i Madhërishëm” dhe lidhjes së veçantë që ka krijuar me fansat ndër vite.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement