Connect with us

Kronikë e zezë

Lidhjet serbe edhe në kompani të tjera të kanabisit nga Maqedonia

Published

on

Rrjeti serb i trafikut të drogës nga Krushevci ka depërtuar në biznesin legal të kanabisit në Maqedoni shumë më thellë sesa tregojnë gjetjet e publikuara deri tani nga hetimet në lidhje me transportin e paligjshëm të pesë tonëve marihuanë drejt fqinjit verior, zbulon BIRN.

Përveç firmave tashmë të njohura hulumtimi ynë identifikoi edhe kompani të tjera të ligjshme të kultivimit të kanabisit me të cilat grupi ka pasur një lidhje direkte ose indirekte, gjë që zgjeron më tej ndikimin e tyre në këtë sektor.

Advertisement

Ky hulumtim identifikon më shumë kompani legale të kultivimit të kanabisit me të cilat grupi ka pasur lidhje direkte ose indirekte.

Rasti i fundit vetëm sa konfirmon kontrollin e dobët dhe mangësitë e sistemit për të cilat BIRN ka shkruar disa herë, se si biznesi i marihuanës është një magnet për investitorët, shpesh me të kaluar kriminale, në kërkim të një fitimi të shpejtë.

Advertisement

Euforia rreth këtij biznesi relativisht të ri dhe jashtëzakonisht fitimprurës, shoqëruar me njohuritë e kufizuara të kultivimit ligjor dhe kontrollin e dobët të shtetit, ka rezultuar në sasi të mëdha lulesh me cilësi të ulët për tregun farmaceutik dhe pre të lakmueshme për lojtarët e tregut të zi.

Kompani të reja të lidhura me grupin

Advertisement

Kompania e Shkupit “Alfafarm”, e cila është në qendër të skandalit, ka shtatë themelues, por dy janë interesant për këtë tekst: Ivan Dragniq nga Krushevci i Serbisë dhe shtetasi i Maqedonisë Dragan Krstev. BIRN tregon se këta të dy për një periudhë të caktuar kanë qenë veçmas në strukturat menaxhuese edhe të kompanive të tjera maqedonase të kanabisit, të cilat për momentin nuk përmenden në njoftimet zyrtare për hetimet.

Anëtari i grupit të kontrabandës Ivan Dragniq, i cili, sipas prokurorisë serbe dyshohet se e ka pranuar marihuanën në territorin serb, deri para tre muajsh ka qenë drejtor i një kompanie krejtësisht tjetër për kultivimin e kanabisit mjekësor, “Lighting Lux” Strumicë.

Advertisement

Droga e sekuestruar, foto nga MPB e RM-së

Advertisement
Continue Reading
Advertisement