LAJME

Erdhi dita/ Ja kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut do të nisin agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit të enjten, më 19 shkurt 2026, ka njoftuar Bashkësia Fetare Islame, përcjell Zyrtare.net

Nata e parë e namazit të teravisë do të falet të mërkurën mbrëmaz, më 18 shkurt.

Sipas njoftimeve nga muftinitë e Shkup dhe Tetovë, është vendosur që gjatë këtij Ramazani namazi i teravisë të falet dy orë pas thirrjes së ezanit të akshamit, përkatësisht pas iftarit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u lihet kohë e mjaftueshme për iftar dhe përgatitje para faljes së namazit të natës, përjcell Zyrtare.net

Ramazani konsiderohet muaji më i shenjtë në kalendarin islam, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përkushtuar në lutje, reflektim dhe vepra bamirësie./zyrtare.net/