LAJME

Lajmi i fundit/ Lëkundje të forta tërmeti – mësohet epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Evropiane e Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike ka ndodhur më 24 shkurt 2026, në orën 20:00:06 me orën lokale (19:00:06 UTC).

Epiqendra është lokalizuar në koordinatat 40.99° N dhe 19.75° E, rreth 31 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 7 kilometra në veri-verilindje të Lushnjës. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.