LAJME

Së shpejti/ Ja kur bëhet ndërrimi i orës

Të dielën, më 29 mars 2026, do të bëhet ndërrimi i orës në kuadër të kalimit në orën verore. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke shënuar kështu fillimin e orës verore.

Me këtë ndryshim, ora 02:00 do të bëhet 03:00, çka nënkupton se dita do të zgjasë më shumë në mbrëmje, ndërsa mëngjeset do të jenë pak më të errëta.

Ndërkaq, rikthimi në orën dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit, përkatësisht më 25 tetor 2026, kur akrepat do të kthehen një orë prapa.

Qytetarët këshillohen të kujdesen për rregullimin e pajisjeve elektronike dhe orëve manuale.