LAJME

Rambo (Ramush Haradinaj), një bishë e kontrolluar nga krimi i organizuar që nuk do të bëhet president

Shkruan: Xhevat Meha

“Në fushatën e vitit 2017 kur dikush më pyeste se kë duhet votuar, të gjithëve u kam thënë votone Rambon, dhe menjëherë secili me pyeste: e pse? Vetëm se është bishë, ua ktheja. Ky Rambo si bishë që e shoh, edhe i prish programet, po këtë e bënë deri diku, e di ku duhet të ndalet. Ky sado që është njëfarë bosi, këtë e kontrollojnë bosët tjerë që janë kriminel dhe vetëm kriminel, nuk kanë diçka tjetër para veti si ky politikën. Kur këta e shtrëngojnë, Rambo vepron si i thonë këta. Pavarësisht se Rambo do të insistoj të bëhet president i Kosovës, nuk pres se do t’i realizohet ky apetit. Ka të hapur punën me Prokurorin e Kosovës me seli në Hagë, dhe me Gjykatën e Kosovës me seli në Hagë. Nuk pres që ky do të dal i pastër nga ballafaqimi me këto”.

Së pari duhet përkujtuar se qeveria e tanishme u krijua nga bosët e krimit, për të siguruar pacenueshmërinë pas rrezikimit nga bashkëqeverisja e ndërtuar në bazë të vullnetit të qytetarëve të shprehur në votimet e 6 tetorit 2019. Po ashtu, duhet rikujtuar se paprekshmëria e bosëve të krimit është segmenti kryesor i funksionimit të drzhavës së Kosovës të ndërtuar nga strukturat e fshehta serbe, në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Nismën për shembjen e bashkëqeverisjes e pati marrë Hashimi dhe ky arriti që t’i bashkoj Isen, Rambon, Fatmirin, Bexhetin po edhe Kadrin, të gjitha këto fshehtas sigurisht. Tani Rambo si Rambo, do hisen e vetë, hise të madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e “Atdheu Lajm”.

LEAVE A RESPONSE