Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka vizituar komunën e Deçanit, ku ka premtuar se javën e ardhshme do të gjejë një zgjidhje për ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan.
Kështu deklaroi ai në një prononcim për media, pas takimit me kreun e Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Diskutuam për çështje të rëndësishme, për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit, në veçanti për ndërtimin e rrugës së manastirit. Kemi kulturë insitutcionale për të respektuar ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës si dhe vendimet e nxjerra nga institucionet tona. Jemi këtu për të mbrojtur dhe promovuar interesit e banorëve të Deçanit si dhe për të treguar kujdesin e nevojshëm për objektet kulturore dhe fetare. Jam i bindur që diskutimet në ditët dhe në javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje më të mirë, të dakorduar nga të gjitha palët”, ka thënë Hoti.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se interes i tyre i përbashkët është ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan./gazetametro.net


