Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka folur për situatën me coronavirus në këtë komunë.
Berisha në RTV Dukagjini ka thënë se gjendja e pacientëve nga Komuna e Malishevës të prekur me COVID-19 është stabile me përjashtim të njërit që është në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Në mbrëmje presim rezultatet e 16 personave që kanë rezultuar më herët me COVID-19. Ata tashmë kanë kaluar periudhën dy javore dhe sonte presim rezultatet e para”, tha ai, përcjell Telegrafi.

