LAJME

Çfarë po ndodhë midis dy aleatëve të NATO-s, dhe si qëndrojnë Greqi-Turqi?

Dy aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia tashmë po përballen me një krizë të re dhe të rrezikshme. Në këtë ‘lojë të froneve’, vetëm Gjermania duket se mund t’ia mundësojë kthimin në normalitet të dyja palëve.Në thelb, burimet natyrore janë shpesh pothuajse motivet që fillojnë grindjet e rrezikshme midis shteteve në botë, e në këtë rast janë depozitat e pasura të gazit, të zbuluara gjatë dekadës së kaluar në Mesdheun lindor, shkruan New York Times.Greqia pretendon se ishujt e saj të shumtë në atë rajon, i japin asaj të drejta për të eksploruar në ujërat përreth zonës, një qëndrim i mbështetur gjerësisht nga e drejta ndërkombëtare. Ndërkohë, Turqia e bllokuar, i dërgoi anijet të shoqëruara me ato luftarake për të gjurmuar burimet natyrore në Qipro. Grindjet midis Greqisë dhe Turqisë nuk janë aspak të reja. Ajo që po e ndërlikon më tej situatën aktuale është se rezervat e gazit po vëzhgohen edhe nga vendet e tjera. Në parim, rezervat e mëdha duhet t’i bashkojnë këto vende në mënyrë që t’i ndajnë secila pasuritë e veta në brigjet e tyre. Në fakt, shumica e vendeve si: Greqia, Qipro, Izraeli, Egjipti, Italia dhe Jordania madje edhe Palestina, e kanë aplikuar pikërisht këtë metodë.

Turqia në këtë rast e ka ndjerë vetën të përjashtuar, për shkak të pretendimeve territoriale të Greqisë.Ndërlikimi  i mëtejshëm i kësaj çështjeje është se Turqia megjithëse është anëtare e NATO-s, ajo nuk është pjesë e Bashkimit Evropian; Qipro është anëtare e BE-së por jo e NATO-s, ndërsa Greqia është anëtare e të dyjave. Ekziston fakti se Qipro është e ndarë në jug me grekët dhe në veri me turqit, megjithëse askush përveç Turqisë, nuk e njeh pjesën turke si shtet të veçantë, siç raporton New York Times.Një përpjekje nga Gjermania për ta zgjidhur këtë nyjë midis dy shteteve, lindi kur Greqia lidhi marrëveshje mbi burimet natyrore me Egjiptin, që në mënyrë efektive pretendonte të drejtat mbi zonën e gjerë të detit, një marrëveshje e ngjashme pati ndodhur midis Turqisë dhe Libisë. Kështu, Turqia nisi sërish eksplorimin dhe operacionet të cilat u monitoruan nga një anije detare greke. Ndërkohë, më 12 gusht, anija luftarake greke arriti të përplaset me një anije turke, dhe këtu gjërat filluan të tensionoheshin.Franca e cila ishte e zemëruar me Turqinë për mbështetjen e kësaj të fundit ndaj Libisë, dërgoi shkurtimisht disa avionë luftarakë dhe anije luftarake, ku po edhe po bënë operime së bashku me Greqinë, Italinë dhe Qipronë, për të parandaluar kërkimet e mëtejshme nga Turqia.

Greqia ndërkohë njoftoi shtrirjen e ujërave territoriale në brigjet e saja perëndimore deri në 12 milje, për ta paralajmëruar Turqinë se e njëjta mund ta bënte të njëjtën gjë në Detin Egje tek pjesa e saj lindore, ky veprim nuk do të mund të tolerohet nga Turqia, shkruan New York Times, përcjell Telegrafi. Ajo që duket e çuditshme është se vendet mesdhetare dhe evropianët po zhyten në tensione të jashtme, ku ka aq shumë kriza serioze, si ekonomia, pandemia, përplasjet në Bjellorusi si dhe kërcënimi i Rusisë për ndërhyrje në Bjellorusi. Kështu, në mesin e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, Gjermania  si duket do të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e këtyre problemeve aktuale që po ndodhin midis të dyja shteteve.Ajo së paku do të tentojë që të ftojë të dy vendet në tryezën e negociatave, raporton New York Times, transmeton Telegrafi Megjithëse e drejta ndërkombëtare është kryesisht në anën e Greqisë, eksplorimet e Turqisë në ujërat e diskutueshme nuk kanë kaluar ende në një vijë të kuqe. Të premten Ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan në Berlin dhe në mënyrë efektive mbështetën rolin e Gjermanisë në këtë mes, duke shtyrë çdo diskutim të sanksioneve kundër Turqisë derisa krerët e shteteve të BE-së të takohen në fund të muajit shtator.Kur tensionet arrijnë në nivelin e Mesdheut Lindor, siç ka thënë edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, “edhe shkëndija më e vogël mund të çojë në një katastrofë”.Gjermania u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin menjëherë stërvitjet provokuese ushtarake, një hap që duhet të pasohet me ndaljen e aktivitetit për kërkimin e ujërave të diskutueshëm.

LEAVE A RESPONSE