LAJME

Presidenti Thaçi: Marrëveshja në Washington dëshmoi se të gjitha fjalët e konspiracionet ishin të rrejshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po flet sot në konferencën e paralajmëruar për media e cila si duket do të ketë për temë marrëveshjen e arritur në Washington. Ai falenderoi të gjitha administratat amerikane për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës, republikane dhe demokrate, prej vitit 1990 e këndej.

“Në të gjitha takimet që kam pasur me presidentin Trump, më ka folur për Kosovën si një popull i mrekullueshëm. Java e kaluar ishte manifestim i këtij përkushtimi dhe kësaj përkrahje. Ndihem krenar që pas punës dy vjeçare nga administrata Trump të premten e kaluar u arrit që të formalizohej kjo përpjekje,” – tha presidenti, përcjell Periskopi. Ai e ka quajtur marrëveshjen si procesin më serioz në Ballkanin Perëndimor të kohëve të fundit.

“Me formalizimin e marrëveshjes në Shtëpi të Bardhë u tregua që të gjitha konspiracionet ishin të rrejshme e paragjykuese. Zhvillimi ekonomik, projekjtet infrastrukturore, linjat ajrore, hekurudhore – kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës. Njësoj si nevoja për zbardhjen e personave të pagjetur.” – shtoi më tej ai.

Thaçi më tej shtoi se ka konsideratën më të lartë për përpjekjet e Trump. /Periskopi

LEAVE A RESPONSE