Kandidati për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e fundit, Gëzon Berisha ka dhënë dorëheqje nga gjitha strukturat e partisë.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha në profilin e tij, transmeton Indeksonline.Ai ka thënë se po largohet nga Nisma për shkak të obligimeve familjare. Berisha ka thënë se do të vazhdoj të jetë i pavarur në Kuvendin Komunal të Pejës.

