Besa Shahini është larguar nga detyra si ministre e Arsimit në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, ndërsa këtë pozicion do ta marrë tashmë Evis Kushi.
Shahini kishte paralajmëruar ditë më parë se do të largohet nga Shqipëria sapo ta përfundonte mandantin e saj në krye të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, kishte thënë Shahini.