LAJME

Komuna e Studeniçanit i dhuron auto ambulancë Ministris së Shëndetësisë

Komuna e Studeniçanit në kohë krize i është gjetur në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo komunë e udhëhequr nga Azem Sadiki, (PDSH), i ka dhuruar  në formë donacioni një auto ambulancë ministrisë.

Njoftimin zyrtar për këtë donacion e kanë bërë shërbimet e Komunës, nga ku thonë se donacioin e Komunës e ka pranuar udhëheqësi i sektorit për pajisje medicinale dhe donacione pranë Ministrisë së shëndetësisë Sasha Ivanovski.

” Komuna e Studeniçanit duke e parë situatën e vështirë që ka kapluar vendin dhe globin si pasojë e virusit korona COVID-19 me propozim të kryetarit z.Azem Sadiku, Këshilli i komunës së Studeniçanit në mledhjen e jashtëzakonshme e mbajtur me 19/03/2020, solli vendim që auto ambulanca pronë e komunës së Studeniçanit t’i dhurohet Ministrisë së shendetësisë së RMV-së. Auto ambulanca është e përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve mjekësore, dhe e njejta do ti jepet në shërbim shtëpisë së shëndetit publik”, thonë nga Komuna nga ku shtojnë se donacionin e dorëzuar nga sekretari i Komunës së Studeniçanit z.Burhanedin Nuhijue ka pranuar udhëheqësi i sektorit për pajisje medicinale dhe donacione pranë Ministrisë së shëndetësisë Sasha Ivanovski.

LEAVE A RESPONSE