LAJME

Surroi ia sjell rrotull Kurtit: Ka nevojë për rifreskim, Vuçiqi shumë i suksesshëm

Publicisti Veton Surroi ka ndërtuar një tjetër vështrim në portalin KOHA të titulluar “Vaksinat negociatore” e ku duket se bën referencë me qëndrimet e ngurta të Albin Kurtit, dhe me politikën efikase të Serbisë.

Surroi i cili vazhdimisht kishte kritikuar qeveritë e deritashme në mënyrë të hapur për këtë çështje, kësaj here ka ndërruar qasje.

Në gjithë shkrimin ai ka folur për suksesin që po ka Aleksandër Vuçiq në forcimin e politikës serbe, gjë që nënkupton se mund t’i sjellë probleme Kosovës në procesin e dialogut.

“Jemi në një periudhë e re dhe do të ketë nevojë për rifillim të ri, edhe në ndërmjetësim, edhe në sjellje të palëve.” – shkruan z.Surroi, përcjell Periskopi.

Ai në mënyrë indirekte ka bërë thirrje për një rifreskim të “opsioneve” edhe për pushtetarin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, i cili vazhdon ta konsiderojë dialogun si prioritetin e “katërt” pasi më parë në agjendën e tij e kishte të “gjashtin ose të shtatin”.

“Dhe, meqë jemi në një periudhë të re, që të gjithë në Kosovë, BE dhe Washington bëjnë mirë të rifreskojnë opsionet e veta me konstatimin e thjeshtë gjeopolitik që bëri këto ditë Serbia, duke dëshmuar se politika e saj edhe Rusi-edhe Kinë-edhe Kosovë-edhe Evropë-edhe Amerikë-edhe vaksinë-edhe autokraci-edhe revizionizëm historik-edhe gjithçka për momentin jep më shumë rezultat.” -konkludon ai.

LEAVE A RESPONSE