Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mos merret me Albin Kurtin e fitoren e Vetëvendosjes, derisa të formohet qeveria e re dhe të shihet rezultati i tyre në 100 ditëshin e parë.
Kështu deklaron për Periskopin kandidati për deputet nga kjo parti, Ramiz Kelmendi.
‘’Nuk po dua të them asgjë njëherë. Jemi pajtuar edhe brenda partisë që mos me dhanë deklarata pa e fillu procesin e punës dhe pa ia dhënë atë mundësinë e 100 ditëshit të parë. Pra të mos merremi me çështje njeherë të partië fituese’’, ka thënë Kelmendi.
Përndryshe PDK është deklaruar se do të qëndrojë në opozitë dhe do të jetë kundërshtuese e madhe në çështjet ku dëmtohen interesat e vendit. Si partia e dytë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, PDK ka të siguruara 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës./PERISKOPI/


