Është bërë publike lista e votave që kanë marrë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Express. LVV-ja ka marrë 58 deputetë ndërsa, më e votuara në këtë listë është Vjosa Osmani. Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota, ndërsa pas saj radhitet Glauk Konjufca si personi i dytë më i votuar në këtë subjekt. Pas Osmanit dhe Konjufcës më i votuari është Arben Vitia.


