Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.
38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve, të cilët kanë shënuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti, e i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Më së shumti vota, Osmani mori në Prishtinë. Gjithsej 51 mijë e 440 qytetarë të Prishtinës, e votuan Osmanin për deputete.
Vota ajo mori edhe në Gjilan (21.229), Gjakovë (14.914), Mitrovicën e Jugut (16.860), Podujevë (14.988), Prizren (21.343), Pejë (18.676) dhe Vushtrri (15.580).
Votat e Vjosa Osmanit në qytetet e Kosovës:
Deçan: 3.830
Gjakovë: 14.914
Drenas: 3.834
Gjilan: 21.229
Dragash: 2.461
Istog: 6.725
Kaçanik: 6.319
Klinë: 4.068
Fushë-Kosovë: 8.467
Kamenicë: 6.068
Mitrovicë e Jugut: 16.860
Leposaviq: 76
Lipjan: 10.598
Novobërdë: 627
Obiliq: 4.787
Rahovec: 7.931
Pejë: 18.676
Podujevë: 14.988
Prishtinë: 51.440
Prizren: 21.343
Skenderaj: 2.632
Shtime: 4.841
Shtërpcë: 553
Suharekë: 8.676
Ferizaj: 23.350
Viti: 8.595
Vushtrri: 15.580
Zubin-Potok: 177
Zveçan: 96
Malishevë: 5.105
Junik: 526
Mamushë: 71
Hani i Elezit: 1.194
Graçanicë: 314
Ranillug: 12
Partesh: 1
Kllokot: 276
Mitrovicë e Veriut: 692