Konjufca hoqi vijat e kuqe ndaj PDK’së, prononcohet Kadri Veseli: Jemi të hapur, nuk kemi vija të kuqe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm të subjektit politik që ai e drejton me parti të tjera.
Veseli ka thënë se PDK’ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti në vend.
Deklarata e Veselit vjen pasi Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe PDK’së.
“Nuk kam vija të kuqe, po e ritheksoj, me asnjë parti, nuk është sot që po e them. Ato vija të kuqe e kanë dëmtuar Kosovën. Është mirë të largohen nga mohimi qytetar, për hir të disa mohimeve për të fituar në elektorat”, ka thënë Veseli në Rubikon.

