Analisti Astrit Gashi, ka folur rreth krijimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ka mundësi që Vetëvendosje ta krijojë vetë qeverinë, por ka thënë se kjo nuk është aq pozitive sa duket.
“Ti e bën qeverinë me 62-63 deputetë, por ajo qeveri do të ishte ku ti duhet ta ndjekësh deputetin ku është e ku s’është për t’i kaluar ligjet. Pa e ofenduar askënd, nuk duhet të harrojmë që edhe deputetët e minoriteteve i kërkojnë disa favore për të mbështetur qeverinë dhe njëjtë veprojnë edhe deputetët shqiptar”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini, përcjell Periskopi.
Në anën tjetër, Imer Mushkolaj ka thënë që në këtë rast Vetëvendosjes i bën punë vetëm Partia Demokratike e Kosovës.
“Në këtë situatë VV-së i bën punë vetëm PDK-ja, edhe për votat e presidentit”, ka thënë Mushkolaj.
Astrit Gashi gjithashtu ka thënë që Vetëvendosje duhet të heq logjikën e mos-bashkëpunimit me opozitën, duke i ‘kërcënuar’ se nëse nuk e votojnë presidentin do ta dërgojnë vendin sërish në zgjedhje. /Periskopi