Analisti i njohur, Imer Mushkolaj si dhe Ministri Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj kanë vizituar mësuesen e tyre për festat e 7 dhe 8 Marsit.
Mushkolaj dhe Zemaj kanë qenë shokë klase, ndërsa për këtë pak persona kanë qenë në dijeni.
Këtë takim Mushkolaj e ka cilësuar si shumë emocionues.
“Me shokët e fëmijënisë Armendin e Yllin, në Gjakovë e vizituam mësuesen tonë të parë, Hazbije Muhaxhiri. Takim emocionues pas shumë e shumë vitesh. Gëzuar 7 e 8 Marsi”, ka shkruar Mushkolaj.