Me vendimin e PZAP-së për anulimin e votave të partive boshnjake në komunat me shumicë serbe, e po ashtu të votave të subjektit Romani Iniciativa në komunat me shumicë serbe, partia e fituse e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, do të arrijë në 50.2 për qind.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe njohësja e zhvillimeve politike në vend.
Luljeta Aliu, aktiviste shoqërisë civile, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VV-ja do të del mbi 50 për qind, këtë e kishte paralajmëruar edhe më herët.
Ndërsa, thekson se duhet pritur ditëve në vijim, pasi që, sipas saj, mund të ketë edhe më shumë rritje partia e Kurtit.
Ja shkrimi i saj:
Ju kam thënë se del minimumi 50%, apo?
Hajde, ta shohim a po rritet përqindja edhe më shumë ditëve në vijim, me ankesat për zarfet e mërgatës që nuk i kanë hapur në KQZ.