LAJME

Shpend Ahmeti pret kërkim-falje nga Albin Kurti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një tjetër status ku fajëson politikanët që morën pjesë në fushatën zgjedhore për rëndimin e gjendjes me pandeminë.

Ahmeti ka kërkuar përgjegjësi dhe kërkim-falje nga krerët e partive politike, pa dallim.

“Si ka mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?” – ka thënë z.Ahmeti, në profilin e tij në Facebook, transmeton Periskopi.

Ai pretendon se numri i të vdekurve ditën e djeshme ishte 14, por sipas IKShPK-së, numri i djeshëm ishte 13.

Po gjatë ditës së djeshme, numri më i madh i të infektuarve, madje duke e kaluar me dyfish numrin e të infektuarve në nivel vendi, ishte në Prishtinë.

Statusi i plotë:

Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”.  Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates.

Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje?   Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?

Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të.  Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?

LEAVE A RESPONSE