LAJME

Haziri për Vjosa Osmanin: Ka ardhur koha të kthehet në LDK

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të kësaj partie është edhe Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni.

Në një konferencë për media, Haziri tha se në rast se nuk zgjidhet kryetar, rezultati do të jetë i pranueshëm nga ana e tij dhe do të mbështesë deri në fund çdo kandidat që fiton votën e LDK-së.

“Rezultati ka me qenë i pranueshëm, do ta përqafojë dhe mbështes deri në fund çdo kandidat i cili fiton votën e LDK-së. Do të vazhdojë të punojë në detyrën time, aty ky jam i zgjedhur. Asnjë dyshim se kam që kuvendi i 14 marsit do të jetë solemn dhe do të rikthejë shpresën dhe besën e qytetarëve. I njoh dhe i vlerësoj, dhe jam i sigurt që edhe kandidatët si Lumiri si Antoni, e kanë të njëjtën qasje dhe besim. Mënyra se si mendojmë për rikthimin e LDK-së, mund të ketë dallime të vogla apo të mëdha, nuk ka rëndësi, por qëllimi dhe vizioni ynë është për të mirën e partisë”.

Ndër të tjerash, Haziri tha se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të pajtohet dhe të kthehet përsëri në LDK.

“Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK-së. Rënia e LDK-së ka ndodh në kohë të shkurtë dhe duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka qenë problem. Ka ardhur koha me u pajtu edhe të kthehet në LDK dhe me dhënë kontribut”.

LEAVE A RESPONSE