LAJME

Formimi i Qeverisë Kurti 2, Glauk Konjufca shpalos detaje për Telegrafin rreth formimit të institucioneve të reja

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com flet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së LVV-së, Konjufca flet për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti.

 

Kur do të formohet Qeveria Kurti 2? A i kanë numrat e mjaftueshëm për qeveri? Si do të zgjidhjet çështja e presidentit të Kosovës?

Kush do të jenë partnerët e LVV-së në Qeveri? A do të ketë edhe njerëz nga jashtë në pozita ministrore në Qeverinë Kurti?

Cili është qëndrimi i LVV-së për vazhdimin e dialogut? Çfarë thotë Konjufca për deklaratat e Richard Grenellit? Cili është qëndrimi i LVV-së për Ambasadën e Kosovës në Izrael?

Për të gjitha këto ndiqeni intervistën me Glauk Konjufcën, të realizuar nga kryeredaktori Muhamet Hajrullahu.

Intervista transmetohet në Facebook të Telegrafit në ora 19:00. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE